Shkencëtarët ofrojnë 5 mijë paund që të riinfektohesh sërish me Covid-19, ja qëllimi i tyre

Një studim i fundit pritet të bëhet në Britaninë e Madhe, dhe kërkohen si eksperiment njerëz që të riinfektohen me Covid-19. Mediat angleze shkruajnë se ofrohen 5 mijë paund për personat që pranojnë këtë sfidë, ndërsa bëhet me dije se qëllimi i studimit është që të zbulohet se si reagon sistemi imunitar, kur infektohet për herë të dytë me virusin. Studimi do të bëhet nga Universiteti i Okskfordit dhe në të, pranohen vetëm personat nga 18 -30-vjeç.
Mediat më tej shkruajnë se personat që do të marrin pjesë në studim, do të futen në një karantinë 17 ditore, ndërsa për to, do të kujdeset një staf i mirëkualifikuar mjekësh. Këto lloj studimesh, të konsideruar si “sfida njerëzore”, janë përdorur edhe më herët për trajtime të mëtejshme të sëmundjeve infektive, si malaria, tuberkulozi, kolera, gripi.