Pësoi infarkt në liqen, i moshuari ndërron jetë në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar një infarkt kardiak vetëm pak çaste pasi ka hyrë në ujërat e liqenit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë kryer manovrat e nevojshme të reanimimit në përpjekje për ta rikthyer në jetë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për disa minuta, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak (infarkt), ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


