Vlorë/ Pushuesi dëmtohet nga helika e skafit! Dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas policisë, Santiago Çerçizi është aksidentuar në det, teksa po lëvizte me skaf.
Ai ka qenë në një mjet lundrues që po vinte nga Karaburuni në Vlorë dhe ka rënë nga mjeti lundrues.
Në këtë moment, helika e mjetit lundrues i ka prekur kyçin e këmbës duke i shkaktuar një prerje të thellë. I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim. Policia po merr në pyetje personat e tjerë që kanë qenë së bashku në mjetin lundrues.


