Shembja e ndërtesës 12- katëshe në Miami, ekspertët zbulojnë shkakun

Bota

Shembja e ndërtesës 12- katëshe në Miami, ekspertët

Një ditë më parë në Miami, Florida u shemb një pallat 12 katësh, duke sjellë dëme të shumta në njerëz dhe materiale. Trupat e shpëtimit kanë nxjerrë një trup të pajetëm dhjetra të plagosur, ndërsa vijon kërkimi për trupa të terë nën rrënoja.

Ndërkohë, ekspertët flasin për shkakun e kësaj ngjarje të rëndë. Për mediat ata kanë bërë me dije se ndërtesa ishte 40-vjeçare, por prej vitit 1990 ishte zhytur dhe ishte e paqëndrueshme. Po ashtu ajo ishte në process ricertifikimi dhe po i bëheshin riparime, kryesisht në çati, por besohet se shembja nuk erdhi nga punimet lart.

Gjithsesi autoritetet do të fillojnë hetimin pas misionit të shpëtimit pasi ende disa qytetarë janë nën rrënoja. Ndërtesa zhytej 2 milimetra në vit për 3 dekadat e fundit dhe kjo mund të ketë ndikuar në strukturën e saj deri në shembje ditën e djeshme.

ME TE LEXUARAT