SHBA kërcënon, Trump: Presidenti kolumbian “lord i paligjshëm droge”

Bota

SHBA kërcënon, Trump: Presidenti kolumbian “lord i

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po pezullonte ndihmën financiare për Kolumbinë, duke akuzuar Presidentin e vendit, Gustavo Petro, për dështim në luftimin e trafikut të drogës .

"Që nga sot, këto pagesa ose çdo formë tjetër pagese apo subvencioni nuk do të bëhet” për Kolumbinë, shkroi Trump në Truth Social – me shkronja të mëdha – pa specifikuar se për cilat subvencione apo ndihma po fliste.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan e përshkroi Petron si një “baron i paligjshëm droge” i cili “nuk bën asgjë për të ndaluar” prodhimin e drogës në Kolumbi.

“Qëllimi i këtij prodhimi droge është shitja e sasive të mëdha në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar vdekje, shkatërrim dhe kaos”, theksoi ai në postimin e tij.

Reagimi i Trump vjen pasi Petro akuzoi forcat e armatosura amerikane të shtunën për shkelje të ujërave territoriale kolumbiane dhe vrasjen e një peshkatari gjatë operacioneve të tyre në Karaibe, të cilat Uashingtoni i paraqet si një fushatë për të luftuar kartelet e trafikimit të drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion