FOTO/ Pankarta ironike në ditën e 58-të të protestës: “Për vjedhjet e Belindës heshtje, për Kolën ndalim i menjëhershëm

Aktualitet

FOTO/ Pankarta ironike në ditën e 58-të të protestës:

Pankarta të ndryshme ironike kanë shoqëruar ashtu si çdo ditë edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre ndaj pushtetit dhe institucioneve.

Një prej pankartave kryesore i referohet ndalimit të aktivistit Arben Kola gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

FOTO/ Pankarta ironike në ditën e 58-të të protestës:

“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën me megafon ka menjëherë ndalim!”, shkruhet në një prej pankartave, duke iu referuar ish-ministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, ndërsa ndaj saj nuk ka pasur të njëjtin reagim si ndaj qytetarëve në protestë.

FOTO/ Pankarta ironike në ditën e 58-të të protestës:

Një tjetër mesazh i ekspozuar në shesh ishte: “Të korruptuarit në liri. Protestuesit në polici. Ky është ‘sistemi Rama’”, ndërsa në gjuhën angleze protestuesit shkruanin: “Hajdutët në pushtet janë të sigurt dhe të paprekur, ndërsa zëri i popullit zvarritet përtokë!”

Pankartat përmendnin edhe ditën e 58-të të tubimeve, me mesazhe si: “58 ditë. Qytetarët nuk dorëzohen”, “58 ditë. Çdo ditë në rrugë, çdo ditë për Shqipërinë”, si dhe  “Dita 58. Ata flasin. Ne jemi këtu.”

FOTO/ Pankarta ironike në ditën e 58-të të protestës:

Mesazhe të tjera të shkruara në pankarta ishin: “Mandati juaj nuk është heshtja jonë”, “Sistemi na ka dështuar”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe institucioneve.

ME TE LEXUARAT