SHBA dhe BE i vendosën sanksione, ja veprimi i “frikshëm” i Kinës

Bota

SHBA dhe BE i vendosën sanksione, ja veprimi i “frikshëm”

Kina ka miratuar një dekret i cili parashikon kundërshtimin e sanksioneve me të cilat ky shtet ishte në goditje për arsye të ndryshme. Sipas mediave lokale, i ashtuquajturi “Ligji i Sanksioneve” u miratua nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar.

Dekreti “synon të krijojë një bazë ligjore për ndërmarrjen e veprimeve kundër përpjekjeve të shteteve të tjera për të vendosur sanksione ndaj Kinës”.

Dekreti u miratua në të njëjtën ditë kur në Londër mbahet Samiti i vendeve të G7, i kryesuar nga SHBA-ja me të cilën Kina ka marrëdhënie të tensionuara.

Kina kohët e fundit është në marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në dhe vendet perëndimore lidhur me akuzat për shkelje të të drejtave të pakicës muslimane ujgurët që jetojnë në rajonin autonom Xinjiang mbi aktivitetet e konsideruara si një kërcënim i sigurisë për Tajvanin dhe rajone të tjera.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian vendosën sanksione ndaj Kinës në fillim të këtij viti për shkak të ndodhive në rajonin autonom kinez Xinjiang në të cilën jetojnë ujgurët./AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion