Sekuestrohen 406 kg kokainë në Francë, trafikantët tentuan t’i vënë flakën anijes së mbushur me dr*gë

Bota

Sekuestrohen 406 kg kokainë në Francë, trafikantët tentuan

Rreth 406 kilogramë kokainë u sekuestruan nga një varkë me vela nën flamurin polak në Gjirin e Biscay në Atlantik në perëndim të Francës, njoftuan sot autoritetet lokale, duke shtuar se operacioni është kryer me pëlqimin e autoriteteve në Poloni.

Konfiskimi ndodhi natën midis të enjtes dhe të premtes dhe droga u gjet në një varkë me vela në Gjirin e Biscay, tha prefektura e policisë lokale.

Dy anëtarë të ekuipazhit të një varke me vela me flamur polak u përpoqën t’i vënë zjarrin anijes në përpjekje për ta fundosur atë së bashku me drogën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Droga, e ndarë në 19 thasë të mëdhenj, i është dorëzuar Shërbimit Kombëtar Kundër Narkotikëve, ndërsa po kontrollohet kombësia e dy të arrestuarve.

Në vitin 2023, doganat franceze sekuestruan 12 tonë kokainë në territorin e saj.

 

ME TE LEXUARAT