Përleshje me armë në Shkup, humb jetën këngëtari i njohur, 3 të plagosur

Kosovë&Rajon

Përleshje me armë në Shkup, humb jetën këngëtari i

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”, ku ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani.

Familjarët e Amarit kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndërruar jetë djali/vëllai jonë Amar Ismani.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varrezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë.

 

ME TE LEXUARAT