E para grua që rrëmben çmimin e madh në BBV, brenda festës së çmendur të familjarëve të Eglës

Showbiz

E para grua që rrëmben çmimin e madh në BBV, brenda

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Pas përfundimit të finales së madhe ku ajo rrëmbeu çmimin e madh, aktorja u shpreh se këtë fitore ua dedikon të gjitha grave.

Ndërkohë në një postim në rrjetet social, Egla shprehet se është ‘ende pa fjalë’. Por shton se është shumë mirënjohëse për publikun që e deshi dhe e pranoi me të gjitha ngjyrat e saj.

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do shihemi shumë shpejt”, ka shkruar Egla në postimin e parë pas përfundimit të rrugëtimit të gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Po si e kanë pritur familjarët e aktores së njohur këtë fitore të saj?

Në rrjetet sociale është publikuar një video të familjarëve të Eglës, ku shihen të entuziazmuar nga fitorja e saj.

Në momentin që Ledion Liço ka thënë emrin e Cenos si fituese të këtij edicioni të tretë të BBV familjarët përqafohen me njëri-tjetrin dhe thërrasin “Egla, jepi Ceno”

 

ME TE LEXUARAT