Samiti i BE-së në Kopenhagë, Danimarka ndalon të gjitha fluturimet me dronë

Bota

Samiti i BE-së në Kopenhagë, Danimarka ndalon të gjitha

Danimarka do të ndalojë të gjitha fluturimet e dronëve civilë mbi territorin e saj gjatë javës së ardhshme, për të garantuar sigurinë gjatë Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Kopenhagë. Lajmi u bë i ditur të premten nga Ministria daneze e Transportit.

“Danimarka do të mirëpresë udhëheqësit evropianë javën e ardhshme dhe do t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë sigurisë. Prandaj, nga e hëna deri të premten, do të mbyllim hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet e dronëve civilë,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Vendimi vjen pas disa incidenteve me fluturime të paautorizuara dronësh të panjohur në hapësirën ajrore daneze që nga data 22 shtator, të cilat çuan në mbylljen e përkohshme të disa aeroporteve. Autoritetet daneze kanë lënë të nënkuptohet se pas këtyre incidenteve mund të qëndrojë Rusia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion