Rusia teston raketën balistike ndërkontinentale
Ushtria ruse raportoi më 12 prill se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha përmes një deklarate se raketa u lëshua nga poligoni në Kapustin Jar, në jug të Rusisë.
Testimi, sipas ministrisë, ishte pjesë e “testimit shtetëror të sistemeve të mundshme raketore dhe të konfirmimit të stabilitetit të raketave që aktualisht përdoren”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Testimi arriti rezultatin e tij “në tërësi”, shtoi ministria, dhe konfirmoi “besueshmërinë e lartë të raketave ruse për të garantuar sigurinë strategjike [të Rusisë]”.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk tregoi se çfarë lloji i raketës u testua.
Rusia rregullisht kryen testime të raketave balistike ndërkontinentale dhe të raketave të tjera, teksa synon që të modernizojë arsenalin e saj./rel