Rrugët pushtohen nga minjtë! “Shpërthen” murtaja në këtë vend, ngrihet alarmi (VIDEO)

Bota

Rrugët pushtohen nga minjtë! “Shpërthen” murtaja

Atmosfera në qytetin Morawa, në Australinë Perëndimore, është mbytëse. Dhe nuk është vapa apo vala e të nxehtit që duhet fajësuar. Një erë e fortë ka përfshirë gjithçka. Është një kombinim urine, jashtëqitjesh dhe kufomash të kalbura… Era mbulon të gjithë qytetin.

Është aq e “rëndë” dhe e tmerrshme sa shumë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe pasuritë e tyre për t’i shpëtuar epidemisë më të keqe të minjve të regjistruar ndonjëherë.

Në muajt e fundit, popullata e minjve në të gjithë brezin e drithërave të Australisë Perëndimore ka shpërthyer deri në atë pikë sa ka tronditur edhe fermerët më me përvojë.

Agjencia qeveritare e Australisë, CSIRO, vlerëson se ka 400 fole aktive për hektar. Që të konsiderohet një shpërthim, nevojiten 40 fole aktive (rreth 800 minj).

Murtaja e minjve po i terrorizon fermerët, teksa gjurmët e brejtësve janë kudo në Moravi, në mure, tavane, dysheme, ushqim dhe madje edhe në shtretër. Çdo natë, brejtësit vërshojnë në rrugë “si një lumë”, duke krijuar një skenë tmerri.

Punëtorët e drithërave kanë raportuar se kanë parë minj duke kërcyer nga makinat e tyre ndërsa punojnë dhe nga zonat ku ruajnë drithërat. Sigurisht, përveç minjve të gjallë, ka edhe minj të ngordhur që mbulojnë tokën në disa vende.

ME TE LEXUARAT