Finalja e Ferma VIP 3 sonte/ Pesë konkurrentë përballen për titullin e madh — kush do ta ngrejë trofeun?

Sonte shënohet nata që të gjithë fansat e Ferma VIP kanë pritur me padurim. Edicioni i tretë i spektaklit, i nisur më 27 mars, arrin në epilogun e tij dhe një prej pesë finalistëve do të shpallet fitues i këtij sezoni.
Në garë për trofeun kanë mbetur Mimoza Ahmeti, Ilir Shaqiri, Soni Malaj, DJ Bujaka dhe Vis Pupa — pesë personalitete që kanë lënë gjurmë të qarta gjatë gjithë sezonit dhe kanë mbajtur publikun të lidhur pas ekraneve javë pas jave.
Rrugëtimi i secilit prej tyre ka qenë i ndryshëm: aleanca të formuara e të thyer, debate të ashpra, por edhe momente humori dhe njerëzimi që kanë bërë bujë të madhe. Finalja pritet të sjellë rikthimin e ish-konkurrentëve të eliminuar, surpriza të shumta dhe një retrospektivë të momenteve më të spikatura të sezonit.
Vendimi i plotë i finales mbetet në dorën e publikut, i cili me votën e tij do të përcaktojë emrin që do të shkruhet si fituesi i Ferma VIP 3.


