Bllokimi i rrugës së aeroportit/ Protestuesit u përçanë për marshimin në autostradë, u ndaluan nga policia

Aktualitet

Bllokimi i rrugës së aeroportit/ Protestuesit u

Protesta që po zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë mori një kthesë mbrëmjen e djeshme, kur pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit dhe mbajtjes së fjalimeve, protestuesit nisën një marshim drejt autostradës Tiranë-Durrës.

Pjesëmarrësit bllokuan qarkullimin në këtë aks rrugor dhe më pas, një pjesë e protestuesve vijuan marshimin në drejtim të aeroportit në Rinas deri në orët e para të mëngjesit.

Aty u pritën nga uniformat blu. Forcat e policisë ngritën një kordon për të mos lejuar afrimin e protestuesve në terminal. Teksa bënin thirrje për t’u shpërndarë e i konsideronin veprime të jashtëligjshme. efekt

Protestuesit vendosën të tërhiqeshin, pa përplasje fizike me efektivët. Por ky vendim ka ngritur diskutim në rrjete sociale se kush e drejtoi marshimin në Rinas?

Debati është hapur lidhur me format e protestës. Një pjesë e tyre mbështesin grumbullimet në shesh si mënyrën më efektive për të siguruar pjesëmarrje të gjerë qytetare, ashtu siç nisi paqësisht, ndërsa të tjerë argumentojnë se protesta duhet të shoqërohet me veprime më dinamike, përfshirë marshime dhe bllokime të akseve kryesore rrugore.

Pankarta po shpërndahen online me afatin 6 ditor ndaj klasës politike për të dhënë dorëheqje, në të kundërt do të përshkallëzohet protesta.

Ndërsa një tjetër qasje është për të vazhduar me të njëjtën rezistencë pa dhunë, duke u distancuar nga vendimmarrjet e marshimit në drejtime të pamenduara.

ME TE LEXUARAT