Rriten rastet me Covid në Belgjikë, mbi 2 mijë të infektuar brenda 24 orëve të fundit
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 14:48
Bota

Situata e Covid-19 në Belgjikë nuk paraqitet aspak e mirë. Instituti Shkencor i Shëndetit Publik, në raportin e publikuar për testimet e 24 orëve të fundit, ka bërë me dije se kanë rezultuar të infektuar 2, 176 persona, ndërsa 369 prej tyre kanë ndërruar jetë.
Sipas raportit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, shkalla e pozitivitetit është 3.2% më e larta në muajt e fundit.

Lidhur me infektimet, që nga nisja e pandemisë, mësohet se ka shkuar në 1, 132, 932 persona dhe mbi 25 mijë të vdekur.


