Rriten infeksionet me Covid në Itali, mbi 7 mijë raste të reja gjatë 24-orëve
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 18:26
Bota

Italia ka regjistruar 7,230 të reja me Covid gjatë 24-orëve të fundit nga 212,227 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit deklarojnë se si pasojë e sëmundjes, kanë humbur jetën 27 qytetarë.
Janë 7,230 raste të reja të koronavirusit të regjistruar në Itali, krahasuar me 212,227 shtupë të kryera.Shkalla e pozitivitetit për sot ishte në 3.4%, nga 3.1% të mërkurën. Kurse, numri i të shëruarve për sot ishte 3,371 të shëruar.
Mediat në vend bëjnë të ditur se në kujdesin intensiv janë shtruar sot tetë pacientë, (gjithsej 268), ndërsa shtrimet në pavijonet e tjera Covid u rritën me 100 (2,409).


