Rikthehet në Wuhan Covid-19, rezultojnë të infektuar 7 emigrantë
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 11:22
Bota

Pas disa muajsh mungesë, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se Covid-19 është rikthyer në Ëuhan, në folenë e virusit që po pushton botën prej 1 viti e gjysmë. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitivë 7 persona.
Sipas mediave, këta persona ishin emigrant, ndërsa janë izoluar menjëherë.

Ndërkohë Kina ka kërkuar nga qytetarët respektimin e rregullave anti- Covid për të bërë të mundur shmangien e përhapjes. Situata pritet të përkeqësohet pas përhapjes së variantit Delta. Pikërisht kjo e fundit ëshët cilësuar si më ngjitëse dhe vdekjeprurëse.


