Reshje shiu dhe stuhi, meteorologët paralajmërojnë përmbytje në Angli
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 12:41
Bota

Parashikuesit e motit në Angli kanë paralajmëruar se Anglia jugore dhe Uellsi mund të përmbyten nga stuhitë dhe shirat. Mediat angleze shkruajnë se është parashikuar se reshjet e shiut të shkojnë deri në 80 mm, në vetëm pak orë.
Mësohet se pushtohen nga shirat zonat si Cardiff, Gloucestershire, Hampshire, Oxfordshire dhe Londër, ndërsa aktualisht ka nisur shi i rrëmbyeshëm në Isle of Ëight, me 120 mm, ndërsa pritet që të shtyhen shumë udhëtime. Ndërkohë, pjesa tjetër e Europës, po digjet nga zjarret, si pasojë e temperaturave të larta.


