Gjeorgjia stërvitje me SHBA, Moska vëzhgon nga larg
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 12:25
Bota

Në bazën ushtarake pranë Tbilisit, trupat ushtarake gjeorgjiane dhe amerikane kanë nisur stërvitje të përbashkëta, ndërsa Moska po e vëzhgon. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ky bashkëpunim po vlerësohet shumë nga SHBA, duke u shfaqur të kënaqëur. Qëllimi i tyre me këtë bashkëpunim është të vendosin forcat luftarake në çdo pjesë të botës.
Ndërkohë zv ministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko deklaroi se Moska do të marrë masat e nevojshme për të ruajtur interesat e saj.

Ai gjithashtu tha se stërvitje të tilla janë si kërcënim, që shkaktojnë shqetësim.


