Rritet bilanci, mbi 60 të vdekur nga tërmeti në Filipine

Rëndohet bilanci nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë që goditi Filipinet qendrore të marten.
Sipas autoriteteve locale numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 60.
Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të ditës, duke detyruar qindra banorë të dilnin me panik në rrugë, ndërsa zona të tëra mbetën pa energji elektrike.
Autoritetet lokale konfirmojnë se vetëm në këtë zonë kanë humbur jetën të paktën 14 persona.
Në qytetin Medellin, afër Bogos, të paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së mureve dhe tavaneve të shtëpive, shumë prej tyre në gjumë në momentin e lëkundjes. Shefja e zyrës së emergjencave, Gemma Villamor, konfirmoi se dëmet në këtë zonë janë të rënda.
Ndërkohë, në San Remigio, pesë persona të tjerë – përfshirë tre pjesëtarë të rojës bregdetare, një zjarrfikës dhe një fëmijë – humbën jetën teksa po përpiqeshin të largoheshin nga një ndeshje basketbolli kur u rrëzuan muret.
Dëmet janë të shumta edhe në ndërtesa të njohura dhe biznese lokale. Një kishë katolike historike në qytetin Daanbantayan është dëmtuar rëndë, ndërsa rrugët në disa zona janë çarë nga fuqia e lëkundjes.
Instituti i Vullkanologjisë lëshoi përkohësisht një paralajmërim për cunami për provincën Cebu dhe zonat përreth, por më vonë ai u tërhoq pasi nuk u vërejtën valë të pazakonta.
Tërmeti ndodhi ndërsa rajoni ishte ende në proces rikuperimi pas një stuhie të fortë që goditi javën e kaluar Filipinet Qendrore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 27 personave dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.


