I lidhur me Xhensila Myrtezajn? Sara Hoxha flet për raportin me Ledrin pas ndarjes

Showbiz

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar si gjithë publiku, duke sqaruar se nuk ka asnjë dijeni të drejtpërdrejtë për situatën.

"Jam në një kapitull të ri. Sikur kam rigjetur veten. Jam më e fortë, e di kush jam, e di çfarë dua. Nuk kam ndryshuar si person. Jam akoma unë që jam më e dashur seç duhet. Më ndodhën disa gjëra njëkohësisht që ma ndryshuan këtë kapitull”.- u shpreh ajo.

Më pas, ajo u pyet dhe për lajmit që qarkullon nëpër portale rreth një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt, duke thënë se i uron vetëm lumturi ish-partnerit të saj.

“Lidhje mes Ledris dhe Xhensilës? I kam lexuar dhe unë nëpër media. Unë dhe Ledri kemi një marrëdhënie shumë prindërore. Kujdesemi shumë për Poin. Gjithsecili ka jetën e vet. Mua nuk më takon të mohoj dhe të pohoj lajmet që dalin në portale. E di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë dua për Ledrin, që gjithmonë do e dua, sepse është babai i Poit”, u shpreh Sara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion