Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Aktualitet

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, pezullohet nga posti pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare.

Mësohet zyrtarisht se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim për shkelje të rëndë disiplinore për Policinë e Shtetit.    

Këto kanë sjellë pasoja të rënda. Rrjedhimisht mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pezulloi nga detyra shefin e krimeve të Përmetit deri në përfundim të hetimit disiplinor.

Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.

Për rastin në fjalë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa afat” për Pajtim Baken, kolegun e Dhurim Çenkos dhe shpallur në kërkim policin tjetër të Komisariatit të Tepelenës, Artur Ago.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion