Putin njofton armëpushim të përkohshëm për festimet e Pashkës në Ukrainë

Bota

Putin njofton armëpushim të përkohshëm për festimet e

Rusia do të ndalojë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë, njoftoi Kremlini në të Shtunën e Madhe.

Në një deklaratë në Telegram, Kremlini tha se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga ora 18:00 e sotme (me orën ruse) deri në mesnatën e 21 prillit.

“Trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku dhe nga çdo veprim agresiv të tij”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Moska thotë se pala ukrainase duhet “të ndjekë shembullin tonë”.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të njohin kontrollin rus të rajonit ukrainas të Krimesë, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje midis Moskës dhe Kievit, raportoi Bloomberg më herët të shtunën, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Koncesioni i mundshëm është sinjali i fundit që Presidenti Donald Trump dëshiron të çimentojë një marrëveshje armëpushimi dhe vjen pasi ai dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio sugjeruan të premten se administrata është e gatshme të largohet nga përpjekjet për paqe nëse nuk arrihet shpejt përparim.

Krimea u aneksua nga Kremlini në vitin 2014 pas një pushtimi dhe referendumi pasues të mbajtur nën okupim. Komuniteti ndërkombëtar i rezistoi njohjes së gadishullit si rus për të shmangur legjitimimin e aneksimit të paligjshëm.

Kjo rrezikon të minojë ligjet dhe traktatet ndërkombëtare që ndalojnë sekuestrimin e tokës me forcë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar vazhdimisht se nuk do t’i dorëzojë territor Moskës. Por kjo masë do të ishte një ndihmë për presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka kërkuar prej kohësh njohjen ndërkombëtare të sovranitetit rus mbi Krimenë. Putini deri më tani ka refuzuar të pajtohet me propozimin e Trump për një marrëveshje të gjerë paqeje. Të njëjtat burime thanë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën një kërkese për koment. Një zyrtar amerikan i njohur me negociatat, i pyetur për mundësinë e njohjes së Krimesë, nuk pranoi të komentojë detajet e bisedimeve. Shtetet e Bashkuara u paraqitën aleatëve të tyre propozime për të mundësuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës në Paris të enjten, duke përfshirë një përmbledhje të kushteve për përfundimin e luftimeve dhe lehtësimin e sanksioneve kundër Moskës në rast të një armëpushimi të qëndrueshëm, raportoi më herët Bloomberg.

Propozimi do të ngrinte gjerësisht vijën e frontit, me shumicën e territoreve të tjera ukrainase të mbajtura tani nga Rusia që mbeten efektivisht nën kontrollin e Moskës, thanë burimet. Ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n gjithashtu nuk do të diskutoheshin./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion