Publikohen pamjet,momenti kur palestinezët lëshojnë qindra raketa nga Gaza drejt Tel Avivit

Bota

Publikohen pamjet,momenti kur palestinezët lëshojnë qindra raketa

Militantët palestinezë në Gaza, kanë hedhur rreth 130 raketa në drejtim të Izraelit pas shkatërrimit të një blloku banimi. Sipas mediave të huaja, bëjnë me dije se kjo lëvizje ka ardhur si përgjigje ndaj sulmit ajror izraelit kundër një kompleksi banimi 13 katësh në Rripin e Gazës, i cili u shemb të martën mbrëma pas goditjes.

Hamas pretendoi të ketë vrarë dy izraelitë dhe plagosur shumë më tepër në sulmet me raketa në Ashkelon dhe Ashdod më parë gjatë ditës.

“Nëse armiku vazhdon dhe bombardon kullat civile, Tel Avivi do përballet me një sulm të ashpër raketash që tejkalon atë që ndodhi në Ashkelon,” tha zëdhënësi i Al-Qassam, Abu Ubayda të martën, sipas mediave vendave.

Një raketë tjetër thuhet se goditi periferinë e Rishon Letzion, më në jug. Të gjitha fluturimet janë pezulluar në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Avivit dhe avionët po devijohen drejt Qipros, tha Autoriteti i Aviacionit Civil.

Ndërkohë në video shihet teksa raketat fluturojnë në qiell, ndërkohë dëgjohen persona duke thënë ‘Allahu Ekber”

Qeveria në Tel Aviv ka konfirmuar se dy civilë u vranë në Ashkelon dhe më shumë se 30 u plagosën në të gjithë Izraelin jugor.

Hamas dhe grupe të tjera në Rripin e Gazës filluan të lëshonin raketa pas flakëve të së hënës jashtë xhamisë Al-Aqsa në Malin e Tempullit të Jeruzalemit. Një pemë mori flakë mes përleshjeve midis policisë izraelite dhe palestinezëve që protestonin për dëbimet nga lagjja Jeruzalem e Sheik Jarrah.

Sakaq, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se sulmet ajrore kundër Gazës do të rriten në ‘forcë dhe frekuencë’ për shkak të breshërisë së raketave që filloi të hënën.

ME TE LEXUARAT