E djegur dhe pa targa, gjendet nga policia makina e vrasësve të 41-vjeçarit në Elbasan

Aktualitet

E djegur dhe pa targa, gjendet nga policia makina e vrasësve të

Pak orë pasi u vra më armë zjarri, Everest Çaka, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, policia ka gjetur të djegur automjetin e përdorur nga autorët për krimin. 

 Mësohet se në fshatin Kryemëdhenj, Golem, është gjetur i djegur plotësisht një mjet tip “Benz”, pa targa, i cili dyshohet se i perket autorëve të ngjarjes.

Elbasani u trondit mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë zjarri në lagjen e njohur nga banorët si “Fushë Mret”.

41 vjeçari Everest Çaka u ekzekutua brenda makinës së tij ku ndodhej bashkë me bashkëshorten, ndërkohë që kjo e fundit ka mbetur e plagosur lehtë.

Everest Çaka rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin, ndërsa quhej edhe Ibrahim Çaka. Ai dyshohet të jetë përfshirë në trafikun e drogës edhe në Belgjikë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion