Ekzekutimi mafioz i Bledar Birçaj, zbulohet kush ishte personi i tretë në makinë me viktimën

Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i Bledar Birçaj, zbulohet kush ishte personi i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Bledar Birçaj mesditën e djeshme në qytetin e Vlorës.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se një person i tretë ka qenë në automjetin e viktimës, kushëriri i këtij të fundit.

Sipas Lalës, kushëriri është rrreth 20 vjeç dhe ka qenë duke luajtur lojëra në momentin e ekzekutimit të Bledar Birçajt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një video të siguruar dy vrasësit zbresin nga një makinë dhe i bëjnë pritë biznesmenit i cili po lëvizte me një automjet tip BMV X5.

Rreth 30 plumba janë zbrasur nga dy kallashnikovë drejt viktimës duke e lenë të vdekur në vend. Së bashku me viktimën ka qenë dhe një oficer anti-droge, i cili shihet në video duke u larguar nga vendngjarja menjëherë pas ngjajres së rëndë.

“Pamjet nuk të lënë vend për fjalë, është një ngjarje e rëndë e organizuar me përpikmëri e dëshmon sa e brishtë është policia për të luftuar krimin e organizuar. Ajo zhvillohet në vetëm pak sekonda. Mënyra se si ata largohen nga vendi i ngjarjes.

Birçaj kishte tre javë që vinte nga Spanja, ai vjen nga një vend ku shqiptarët janë përfshirë në trafikun e drogave. Policia po heton që është një ngjarje për shkak vrasje hesapesh. Ata kanë qenë në lokalin e viktimës kanë konsumuar një kafe, e ishin vendosur për në Lungo Mare. Ata kanë ndaluar në një karburant e janë furnizuar. Më herët ai ka qenë i skeduar për një vrasje, por fitoi lirinë.

Ekzekutorët kanë qenë të saktë në mënyrën se si kanë qëlluar, objektivi i tyre ka qenë Bledar Birçaj, janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja ndërkohë që 2 plumba kanë prekur Birçaj. Sipas lëvizjeve që bëjnë autorët, grupi i hetimit ka dyshimin që ata s’kanë pasur dijeninë që ka pasur person të dytë. Automjeti tip bezn që kanë lëvizur autorët, është future në një rrugicë e kanë arritur t’i shpëtojnë policisë, ata janë njohës të mirë të zonës, e personave.

Kanë njohur oficerin e anti-Drogës. Janë dyshimet e Prokurorisë, por deri më tani vetëm polici i anti-drogës është marrë në pyetje. Raportimet zyrtare flasin që në automjet kanë qenë vetëm dy persona. Birçaj nuk ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në automjet në pjesën e pasagjerit ka qenë një kushëri i viktimës rreth 20 vjeç. Ai ka thënë duke luajtur një lojë në rrjete sociale e nuk ka dhënë dëshmi. Ai është njeri me fat që ka shpëtuar”, u shpreh Lala.

ME TE LEXUARAT