Ambasadorja amerikane iftar me përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri: Gëzuar Ramazanin!

Aktualitet

Ambasadorja amerikane iftar me përfaqësues të besimeve fetare

Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gendler kanë organizuar një iftar për mbrëmjen e së martës.

Në këtë iftar kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga besime të ndryshme fetare si dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se ishte shumë e veçantë të çelte iftarin me miq nga të gjitha besimet.

POSTIMI

Faleminderit Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadorit Izraelit Noah Gendler për bashkë-pritjen e iftarit të mbrëmjes.

Shumë e veçantë për të ndarë bukën me miqtë e të gjitha besimeve. Gëzuar Ramazanin!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion