Dyshohet se përdhunoi 18-vjeçaren italiane në Durrës, arrest në burg për Leonardo Prezën!

Aktualitet

Dyshohet se përdhunoi 18-vjeçaren italiane në Durrës,

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj 26-vjeçarit Leonardo Preza, i akuzuar si i dyshuar për përdhunimin e turistes 18-vjeçare italiane në qytetin bregdetar në orët e para të së premtes (5 shtator).

26-vjeçari Preza akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. Togat e zeza të Durrësit e kanë konsideruar të ligjshëm arrestimin e Leonardo Prezës. Sipas dëshmisë së 18-vjeçares italiane, por dhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, ngjarja ndodhi në shezlongët e një hoteli në Durrës rreth orës 05:30 të mëngjesit të 5 shtatorit.

18-vjeçarja tha se kundërshtoi dhe refuzoi, por Leonardo Preza abuzoi seksualisht me të përmes forcës, duke i shkaktuar edhe dëmtime fizike. Nga ana tjetër, vetë 26-vjeçari Preza pati thënë në dëshmi se e ka kryer aktin, por me dëshirën edhe të vetë vajzës.

Ndërkohë, Report Tv publikoi të shtunën që sapo lamë pas, pamjet e kamerave të sigurisë ku duken 18-vjeçarja italiane dhe 26-vjeçari Leonardo Preza, të ulur në stola të shëtitorja. Të dy bisedojnë fillimisht pa asnjë problem.

Në një moment 26- vjeçari, ngrihet nga aty dhe largohet, por rikthehet dhe komunikon sërish me 18- vjeçaren. Më pas të dy largohen nga aty ku ishin ulur duke shkuar drejt bregut të detit, te shezlongët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion