Programi bërthamor/ Irani dhe SHBA-ja takohen në Romë, pse përjashtuan nga "lista" Lindjen e Mesme!

Raundi i dytë i bisedimeve për programin bërthamor të Iranit ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, i planifikuar për të shtunën, më në fund do të mbahet në Romë dhe jo në Oman, siç ishte paralajmëruar më parë.
Vendi për bisedimet e ardhshme është zhvendosur dy herë. Faqja e lajmeve Axios ishte e para që raportoi ndryshimin e fundit në vendndodhjen e bisedimeve.
"Rundi i dytë i negociatave (...) do të mbahet në Romë (dhe) Ministria e Jashtme e Omanit do të presë përsëri bisedimet," njoftoi televizioni shtetëror.
Lajmin e ka konfirmuar për Agence France-Presse një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme italiane. Të hënën në mbrëmje, Ministria e Jashtme iraniane, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, njoftoi se këto bisedime do të zhvillohen në Muscat, kryeqyteti i Omanit.
Më parë, krerët e diplomacisë holandeze dhe italiane, Kaspar Feldkamp dhe Antonio Tajani, kishin konfirmuar se ky raund i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Romë.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980, zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta historike fundjavën e kaluar, të ndërmjetësuara nga Sulltanati i Omanit, për çështjen bërthamore iraniane.


