Berisha porosi shqiptarëve të Diasporës: Mos e fotografoni votën, mafiozët do t'ju kontrollojnë!

Politikë

Berisha porosi shqiptarëve të Diasporës: Mos e fotografoni

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve të Diasporës që të mos e fotografojnë votën e tyre.

Gjatë takimit me banorët e Vaqarrit, Berisha tha se emigrantëve u është kërkuar që të fotografojnë votën për të dëshmuar partinë që kanë shënuar me x për 11 majin, akuza që lideri i opozitës i adreson drejt PS.

“Ju bëj thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave tonë në diasporë, që po nisin votimin, të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit që është viti i tyre për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe.

Refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votës suaj, sepse ju duhet të jeni qytetar të lirë të vendeve ku jetoni, sepse fotografimi i votës dënohet, mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve që duan t’u kontrollojnë”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT