Prodhonin dhe shprëndanin karmonedha false, shkatërrohet banda italo-gjermane

Bota

Prodhonin dhe shprëndanin karmonedha false, shkatërrohet banda

Europol ka arrestuar 4 shtetas italianë dhe sekuestroi mbi 160 000 euro kartëmonedha false. Mësihet se operacioni ka qenë në bashkëpunim policisë italiane dhe gjermane, duke shkatërruar grupin famëkeq.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjatë operacionit u bastisën  18 prona në Napoli, Itali dhe një shtëpi në Gjermani ku u shpërndaheshin kartëmonedhat e falsifikuara. Detaje të operacionit bëjnë me dije se anëtarët e bandës kishin arritur të falsifikon edhe kartëmonedhën e re 100 eurosh vetëm 6 muaj pas prodhimit të saj nga Banka Qendrore Evropiane.

Të dyshuarit besohet se kanë lidhje me klanin mafioz Camorra. Në një deklaratë, Europol tha se përveç prodhimit së parave të rreme në Itali dhe shpërndarjes së tyre në Gjermani, grupi ishte përfshirë në trafik droge dhe mashtrime tatimore.

Operacioni u drejtua nga Policia Kriminale Rajonale Gjermane e Nordrhein-Ëestfalen dhe Korpuset Italiane të Financave të Romës dhe Napolit.

Zyrtarët  gjermanë po ashtu kanë bllokuar rreth 415,000 € në llogaritë e trafikantëve.  Ky hetim është pjesë  DIA ONNET, një iniciativë e financuar nga BE për të luftuar grupe mafioze të krimit të organizuar në Evropë. Ajo u zhvillua javë pas bastisjeve në të gjithë Italinë dhe Gjermaninë, të cilët çuan në arrestimin e rreth 30 anëtarëve të organizatës kriminale 'Ndrangheta’ në një operacion që përfshinte më shumë se 800 oficerë policie.

 

ME TE LEXUARAT