Griezmann do zëvëndësojë Ronaldon?

Sport

Griezmann do zëvëndësojë Ronaldon?

E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Juventus do merret vesh këtë merkato, pasi asgjë nuk është e sigurt, pasi të dyja palët kanë heshtur deri tani. Ronaldo do të linte një gropë të madhe të aspektin sportive, por nga ana e tjetër do të kursenin një pagë sezonale afro 32 milionë euro.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Juve ka piketuar Antonie Griezmann si zëvendësuesin ideal të CR7. Sulmuesi francez përfaqëson një transferim jo të lehtë, e para sepse Griezmann dëshiron të qëndrojë tek Barcelona për të provuar edhe një herë shanset e tij. “Gjeli” ka një kontratë me Barçën deri në vitin 2024, t’ia rrëmbesh blugranave në këto kushte kërkohet një sforco shumë e madhe ekonomike. Në fund, edhe Griezmann nuk do ta kishte të lehtë të pranonte ofertën e një klubi që nuk luan në Champions.

ME TE LEXUARAT