Elon Musk: Të gjithë transportet në të ardhmen do të jenë elektronike

Teknologji

Elon Musk: Të gjithë transportet në të ardhmen do të

Ditën e sotme, pronari i Tesla’s dhe SpaceX, Elon Musk njoftoi se në të ardhmen, të gjithë llojet e transporteve do të jenë elektrike, përveç raketave. Gjatë një fjalimi online, në një forum në Rusi, Musk tha se , hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars. Ai tha se me kohë intelegjenca artificiale do të na lehtësojë kryerjen e “punëve të mërzitshme.”

Musk tha se kompania e tij Tesla është afër zgjerimit të saj edhe në Rusi dhe po shikon mundësitë e hapjes së fabrikave në këtë vend.

Tesla merret me prodhimin e automjeteve elektrike, ndërsa SpaceX ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion