Putin kërcënon kundërshtarët: Hiqni dorë nga sulmet, ose do ju…

Bota

Putin kërcënon kundërshtarët: Hiqni dorë nga sulmet,

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar së fundmi kundërshtarët e tij. Në një takim qeveritar, Putin tha se armiqtë e Rusisë po kërkonin të “kapnin krahët e saj” sa herë që kombi bëhej më i fortë.

“Gjithmonë ka ndodhur kështu. Sapo Rusia  forcohet ata gjejnë pretekste për të penguar zhvillimin e saj," tha Putin, ndërsa nuk përmendi emra konkretë.

Lideri rus tha: “Të gjithë duan të na kafshojnë diku ose të na kafshojnë diçka. Por, ata që do ta bëjnë atë, duhet ta dinë që ne do t’u heqim dhëmbët në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të kafshojnë. Ishte e qartë dhe çelësi i kësaj është zhvillimi i forcave tona të armatosura. Por unë do të doja të theksoja edhe një herë se ne nuk po shkojmë në rrugën e militarizimit të ekonomisë sonë.”

Ndërkohë që më tej ai vuri në dukje se përpjekjet e huaja për të mbajtur Rusinë datojnë shekuj me radhë.

ME TE LEXUARAT