Prodhimi i tankut 66 tonelata, Britania bëhet gati për prodhimin më të fundit të ushtrisë

Një javë më parë, ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace njoftoi zyrtarisht që ushtria e Britanisë së Madhe në një të ardhme të afër do të ketë tankun më të fuqishëm në Evropë, prodhimi i të cilit do të fillojë së shpejti. Sipas ministrit, projekti kap vlerën e 800 milionë funteve, kurse prodhues do të jenë kompanitë britaniko-gjermane Rheinmetal BAE Sistems Land (RBSL) me seli në Tellford.
Ndërkohë që parashihet hapja e mbi 200 vendeve të punës në kompaninë Rheinmetal BAE Sistems Land. Me këtë marrëveshje parashihet hapja e 200 vendeve të punës si dhe 130 tjerë për inxhinierë dhe 70 për teknikë, e si alternativë parashihen edhe 450 vende tjera në ndërtimin e 148 tankeve të reja.
Gjithashtu marrëveshja për prodhim parasheh një hallkë të gjerë të furnizimit, nga kompani të ndryshme private që do të luanin rol kyç në program.
Tanku do të ketë top të kalibrit 120 mm sikurse versioni Challenger 2. Kupola e saj do të jetë e projektuar që në mënyrë digjitale të operoj. Paralajmërohet se do të prodhohen edhe municione të reja për tankun që do të lëviz me shpejtësi më të madhe, dhe do të ketë një precizitet më të madh gjatë gjuajtjes.
Tanku do të pajiset edhe me motor të ri me sistemin më të avancuar të ftohjes. Do të ketë edhe një sistem plotësisht të ri të stabilizimit të topit gjatë gjuajtjes. Shpejtësia maksimale e këtij mjeti të blinduar nëpër terrene të rrafshëta do të jetë 100 kilometra në orë dhe do të peshojë 66 tonelata.
Inxhinierët kanë premtuar edhe projektimin e sistemit të ri për kontrollimin dhe shkrepjen e predhave të ndryshme, kurse shoferi do të ketë në dispozicion kamera me rezolucion të lartë që do t’i mundësojë lëvizjen më të lehtë edhe gjatë natës./Balkanëeb


