Shpërthen bomba në një autobus në Afganistan, vdesin 11 qytetarë, mes tyre edhe fëmijë

Bota

Shpërthen bomba në një autobus në Afganistan, vdesin 11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan, ku një bombë ka shpërthyer pranë një autobuzi, duke vrarë kështu 11 persona dhe 28 të plagosur. Mësohet se në mesin e viktimave ishin edhe fëmijë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se bomba ishte vendosur afër rrugës në provincën Zabul.

Për këtë ngjarje, zëdhënësi i zyrës së guvernatorit Zabul, Gul Islam Sial, njoftoi se mjeti shpërthyes është aktivizuar kur në këtë pjesë kaloi një autobus në të cilin gjendeshin civilë. Ministria e Punëve të Brendshme përgjegjës për sulmin i konsideron talebanët, por ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Talebanët njoftuan se gjatë tre ditëve të Bajramit, në mes të muajit maj, në Afganistan do të ketë armëpushim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion