Prirje globale! SHBA dhe Europa përballen me mungesë fuqie punëtore

Bota

Prirje globale! SHBA dhe Europa përballen me mungesë fuqie

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të botës janë tepër të interesuara për punëtorë të huaj.

Por migrimi i fuqisë punëtore po bie në nivel global, edhe pse shoqëritë në plakje përballen me mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), që u publikua muajin e kaluar.

Trendi filloi shumë kohë para rizgjedhjes së Donald Trump, i cili gjatë fushatës së tij të suksesshme, sulmoi emigrantët. Sipas OECD-së, një organizatë që monitoron politikat globale ekonomike dhe sociale, migrimi i fuqisë punëtore në 38 vende anëtare ra me më shumë se një të pestën në vitin 2024.

Rënia i atribuohet më pak kërkesës sesa kundërshtimit politik në rritje ndaj imigracionit dhe rregulloreve më të rrepta të vizave në disa vende të industrializuara. Në të njëjtën kohë, migrimi i përkohshëm i fuqisë punëtore, në këto vende ka vazhduar të rritet.

Rënia e shkaktuar nga disa vende

“Pjesa më e madhe e rënies së migrimit të përhershëm të fuqisë punëtore mund t’i atribuohet ndryshimeve të politikave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Zelandën e Re”, tha për DW Ana Damas de Matos, një analiste e lartë në OECD.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion