Policia britanike gjen një grua të zhdukur 52 vjet më parë

Bota

Policia britanike gjen një grua të zhdukur 52 vjet më parë

Policia britanike njoftoi sot se ka gjetur një grua e cila u zhduk nga qyteti i Coventry 52 vjet më parë.

Sheila Fox, e cila u zhduk nga Coventry në vitin 1972 kur ishte 16 vjeç, është e sigurt dhe jeton diku tjetër në vend, tha Policia e West Midlands.

Në dhjetor, policia lëshoi një apel të ri për ndihmë në gjetjen e Fox dhe postoi një foto të saj nga koha e zhdukjes së saj në uebsajtin e tyre dhe mediat sociale.

Brenda pak orëve nga njoftimi, qytetarët kanë kontaktuar policinë me informacione për Sheila Fox, shkruan BBC.

“Çdo person i zhdukur ka një histori dhe familjet dhe miqtë e tyre meritojnë të dinë se çfarë u ka ndodhur dhe shpresojmë të ribashkohen me ta”, tha rreshterja Jenna Shaw, e cila ishte e përfshirë në hetim. Aktualisht nuk dihet se në çfarë rrethanash Fox u zhduk në vitin 1972.

 

ME TE LEXUARAT