Protesta e 111-të para Kryeministrisë, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Nuk kemi shtet, por pushtet dhe terror

Aktualitet

Protesta e 111-të para Kryeministrisë, qytetarja në revoltën

Këtë të enjte u zhvillua protesta e 110-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama.

Një protestuese u shpreh se nuk kemi shtet por pushtet dhe terror. Ajo shtoi se Rama është bashkëpunëtor i Vucic.

“Kam një thirrje për zagarët e policisë së shtetit. Ai thoshte i kam bërë listat pa bukë e pa ujë. Jo jo, i ndreq me sufllaqe. Shqiptarët e mi, këtu nuk kemi shtet, kemi pushtet dhe terror. Ky pisi këtu nuk është shqiptar.

Ky është bashkëpunëtor i Vucic.  Ti nuk ke karakter si shqiptar. Shqipëria është e jona dhe jo e zagarëve që ke përreth.

Në shtetin tim nuk ka policë, por ka serbë. Çfarë ruan SPAK-u? Isha sot për të bërë vizitë dhe me thanë jo se nuk je shqiptare. Jam mbesa e Martin Camajt dhe jam krenare. Këta nuk janë shqiptarë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion