Po përpiqeshin të prishin paqen, Turqia neutralizon 6 terroristë në Siri

Bota

Po përpiqeshin të prishin paqen, Turqia neutralizon 6 terroristë

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare ka njoftuar se forcat e sigurisë turke neutralizuan gjashtë terroristë YPG/PKK në Sirinë veriore. Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Terroristët u përpoqën të prishin paqen dhe sigurinë në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”, njoftoi ministria. Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa synimi është parandalimi i formimit të korridorit terrorist me qëllim të mundësimit të mjedisit të sigurt për kthimin e banorëve.

Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019). Gjatë fushatës terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cila është shpallur organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, në mesin e të cilëve gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së./AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion