Qytetari ankohet tek ish- kryeministri Berisha: Rilindasit në Kamëz… (Foto)

Aktualitet

Qytetari ankohet tek ish- kryeministri Berisha: Rilindasit në

Ish- kryeministri Sali Berisha vijon që të publikojë mesazhet e qytetarëve, të cilët ankohen për qeverinë Rama. Së fundmi, Berisha ka publikuar ankesën e një qytetari nga Kamza.

“Mashtrimi elektoral i radhës! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha, ndërsa më poshtë lexohet mesazhi i qytetarit.

“Kamëz, Lagjia Nr 4, (rilindasit e quajnë Fushë-Kamëz)

Kanë vënë tabelën për ndërtimim e rrjetit të ujësjellësit dhe sipas tabelës duhet të kishte filluar punimet në muajin Mars, por edhe sot më datë 16 Maj, akoma nuk kanë filluar”, shkruan qytetari.

Ndërkohë, kujtojmë se Sali Berisha është non- grata në SHBA, duke sjellë debate në vend. Berisha nuk e ka lënë me kaq këtë vendim të marrë nga SHBA.

ME TE LEXUARAT