Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat anësore, plagoset çifti pranë Thumanës

Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat anësore, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë rrethrrotullimit të Thumanës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, burrë e grua.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Çifti i të plagosurve është dërguar për mjekim në spital, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion