Covid-19 nuk ndalet në Indi, shkon në 300 mijë numri i viktimave

Rëndohet situata në Indi, duke çuar në 300 mijë numrin e viktimave nga Covid-19. Ndërkohë ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë pasi shumë vdekje nuk regjistrohen zyrtarisht.

Aktualisht në Indi janë 26 milionë raste, duke u rënditur e dyta pas SHBA-së. Ndërkohë që vendi vazhdon të jetë në kolaps për shtretër, oskigjen dhe ilaçe. Mediat ndërkombëtare ndërkohë shkruajnë se një valë e dytë vdekjeprurëse në javët e fundit ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.
Ka raporte të gazetarëve që numërojnë trupa në morgje, për t’u përpjekur të marrin një numër më të saktë. Disa persona spekulojnë se rreth një milion njerëz mund të kenë vdekur në të vërtetë. Procesi i vaksinimit në vend gjithashtu nuk po bën gati progresin e duhur për të lehtësuar krizën aktuale.


