Më në fund e lirë nga babai, Britney Spears shpall fejesën me Sam Asghari

Showbiz

Më në fund e lirë nga babai, Britney Spears shpall fejesën

Këngëtarja Britney Spears po jep frytet e para të lirisë së saj. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar se është fejuar me të dashurin e saj prej vitesh, Sam Asghari.

Duke treguar unazën me diamant, Britney mjafton vetëm me një fjali. “Nuk mund ta besoj”, shkruan ajo, duke shijuar lajmin e mirë. Ndërkohë ka folur më tej për këtë ngjarje edhe menaxheri i të Sam Asghari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

“Çifti zyrtarizuan sot lidhjen e tyre të gjatë dhe janë prekur thellë nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria që kanë ndaj njëri-tjetrit.“, tha Brandon Coheni, menaxheri i Asghari. Sam dhe Britney janë bashkë që prej 2016, dashuri që ka frymëzuar shumë persona.

Ndërkohë, kujtojmë se pak javë më parë, Britney Spears fitoi lirinë nga babai i saj. Pas një lufte të gjatë, Jamie Spears u dorëzua duke hequr dorë nga kujdestaria ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion