Po evakuonte pasagjerët nga anija me hantavirus/ Ndërron jetë në krye të detyrës oficeri spanjoll, dyshohet se ...

Bota

Po evakuonte pasagjerët nga anija me hantavirus/ Ndërron jetë

Një oficer 62-vjeçar i Gardës Civile Spanjolle humbi jetën të dielën pasdite në portin e Granadilla de Abona, në Tenerife, pasi pësoi një atak në zemër gjatë operacionit për zbritjen dhe riatdhesimin e pasagjerëve nga anija turistike Hondius, e cila ishte prekur nga një shpërthim i hantavirusit.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në platformën X nga sindikata e Gardës Civile, Jucil Nacional.

“Oficeri, ndërsa ndodhej në postin e komandës operative, pësoi një atak në zemër. Pavarësisht 40 minutave përpjekjesh për ringjallje, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej”, thuhej në deklaratë.
“Një tjetër koleg humbet jetën në krye të detyrës. Një tjetër familje e shkatërruar”, shtoi sindikata.

Deklarata i referohej gjithashtu vdekjes së dy oficerëve të Guardia Civil më 8 maj, gjatë një përplasjeje mes dy anijeve patrulluese të xhandarmërisë, teksa ndiqnin një motoskaf të trafikantëve të drogës në brigjet e Huelva, në Andalusia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion