Plas sherri brenda anijes turistike, pasagjerët përleshen me njëri-tjetrin për një copë mishi

Bota

Plas sherri brenda anijes turistike, pasagjerët përleshen me

Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një anije turistike Carnival pasi pasagjerët u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin teksa prisnin në radhë për ushqim.

Në video shihet një grup pasagjerësh që dhunohem me grushte dhe përplasin njëri-tjetrin në tokë, ndërsa pasagjerë të tjerë mblidhen përreth për të parë kaosin. Rojet u përpoqën të ndërhynin dhe njëri prej tyre u largua nga përleshja dhe nxori radio-telefonin e tij. 

Mike Terra, i cili filmoi incidentin dhe postoi videon në mediat sociale dy ditë më parë dhe tha: “Është çmenduri që po zihen për copa mishi pule.”

Anija u nis nga Miami të enjten e kaluar dhe bëri dy ndalesa në Bahamas përpara se të kthehej në Florida të hënën.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion