Përmbytet anija me emigrantë në Libi, 27 të vdekur, mes tyre dy gra dhe një fëmijë
Lajmifundit
/
26 Dhjetor 2021, 18:59
Bota

Të paktën 27 emigrantë janë gjetur të vdekur pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbyt.
Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave ndodhej një fëmijë dhe dy gra.
Trupat e emigrantëve u gjetën në qytetin bregdetar të Khims, rreth 90 km nga Tripoli.
Tragjedia me emigrantët vijon të përsëritet. Sipas agjencisë së Emigracionit të OKB-së këtë vit , rreth 1,500 emigrantë janë mbytur në përpjekje për të arritur në Europë.


