Përleshje mes shqiptarëve e rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Bota

Përleshje mes shqiptarëve e rumunëve në kantierin e

Klubi i Barcelones është duke ndërtuar stadiumin e ri dhe "një dorë" në këtë proces po e japin edhe punëtoret nga Shqipëria.

Pasdite rreth orës 15:00 në kantierin e "Camp Nou" ka pasur një përleshje mes punëtorëve nga Shqipëria dhe Rumania.

Gazetarja e "SER Catalyna", Anna Punsi tregon se janë përdorur armë të ftohta dhe se u vendos që gjithë të përfshirët të pushohen nga puna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo nuk është përleshja e parë mes punëtorëve të 'Camp Nou', teksa një tjetër u zhvillua në maj kur të përfshirët mbanin madje armë, me policinë që duhej të ndërhynte.

"Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore.

Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit", shkruan gazetarja.

Stadiumi i rinovuar 'Camp Nou' pritet të hapet me një kapacitet të kufizuar në mars 2025.

ME TE LEXUARAT