Përhapet masivisht Covid-19, numri më i lartë i të infektuarve është në burgje
Lajmifundit
/
13 May 2021, 12:57
Bota

Në Tajlandë është rritur masivisht numri i të infektuarve me Covid-19. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se situata është e rëndë në burgje, ku sipas shifrave zyrtare, kanë rezultuar pozitive 2 mijë e 835 persona.
Mësohet se situata e atillë është në dy burgjet kryesore të Bangkokut. Dyshohet se rritja e rasteve vjen për shkak se burgjet dhe paraburgimet e Tailandës janë të mbipopulluara dhe virusi përhapet më shpejt aty.


